Kryetari i Kamenicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me CARITAS-in zviceran

23 maj 10:47

Kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me CARITAS-in zviceran për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-në kuadër të projektit YENI”.

I pari i komunës ka thënë se ky projekt ka për qëllim që të përmirësojë veprimin klimatik si dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Dje kemi nënshkruar marrëveshjen e Bashkëpunimit me CARITAS-in zviceran për projektin ‘Ndikimi i rinisë në mjedis-në kuadër të projektit YENI'”, ka thënë Rahimaj, duke shtuar se marrëveshja e nënshkruar është bashkëpunim që do të zgjasë tri vite, në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

“Ky projekt ka për qëllim që të përmirësojë veprimin klimatik si dhe mbrojtjen e mjedisit. Të përfshirë në mënyrë direkte në këtë projekt, do të jenë nxënësit e shkollave të mesme të komunës sonë, që nëpërmjet aktiviteteve të tyre do të përmirësojnë veprimet klimatike si dhe do të kujdesen për mbrojtjen e mjedisit. Falënderoj drejtorin Afrim Dërvishi, për angazhimin e tij për të bërë të mundur realizimin e këtij bashkëpunimi”, ka thënë Rahimaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve…