Kryetari i KPMShCK-së, Jeton Koca kërkon mbështetjen e deputetëve të Kuvendit

06 tetor 2022 | 16:12

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Valon Ramadani, kryetar, ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, të pranishëm ishin anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK), të cilët prezantuan raportin gjashtëmujor të punës së këtij institucioni.

Kryetari i KPMSHCK-së, Jeton Koca, ka njoftuar anëtarët e komisionit se, përkundër numrit të ulët të punonjësve, kanë arritur t’i menaxhojnë dhe t’i realizojnë objektivat e parapara për gjashtëmujorin e vitit 2022.

Ndër të tjera, Koca ka njoftuar se nga janari gjerë me 30 shtator të këtij viti, ky këshill ka arritur të shqyrtojë mbi 80 për qind të ankesave të pranuara.

Më pas, gjatë komenteve të dhëna nga ana e anëtarëve të komisionit mbi prezantimin e raportit gjashtëmujor të KPMShCK-së është thënë se raporti kishte mangësi. Si rrjedhojë, ata janë dakorduar që raportet pasuese të jenë më përmbajtjesore dhe më të detajuara.

Në përmbyllje të mbledhjes, duke iu drejtuar anëtarëve të komisionit, Koca ka kërkuar mbështetjen e tyre, pasi siç ka thënë ai, produktiviteti i KPMShCK-së varet nga bashkëpunimi me Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Burojë të Skenderajt, vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi…