Kryetari i Malishevës, i pakënaqur me përkrahjen nga qeveria

11 shkurt 2024 | 08:41

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është i pakënaqur me përkrahjen nga niveli qendror. Ai për Ekonomia Online thotë se qasja e ekzekutivit ndaj nivelit qendror tregon se nuk i merr parasysh kërkesat e tyre.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Kastrati thotë se investimet kapitale për vitin 2024, janë të ulta shkaku i mospërkrahjes nga niveli qendror. Thotë se ato nuk japin shpresë për një zhvillim më të shpejtë.

Ndonëse përmend kërkesat që i ka adresuar nëpër dikastere, Kastrati thotë se nuk janë përmbushur.

“Përkrahjen nga niveli qendror deri më tani komuna e Malishevës nuk është e kënaqur sepse kemi shumë kërkesa dhe nevoja të qytetarëve që presin përmbushje të gjitha këtyre kërkesave dhe nevojave prandaj qasja e Qeverisë qendrore nganjëherë sikur nuk i ka parasysh të gjitha këto nevoja dhe kërkesa përkatësisht të komunës së Malishevës e që më bjen me e theksu shembull investimet kapitale për vitin 2024 i kemi shumë të ulëta, me shuma të ulëta të cilat nuk japin shpresë për një zhvillim sa ma të shpejtë dhe sa më të madh”, thotë Kastrati.

E shkak i rritjes së performancës, Malisheva ka fituar edhe një Grant qeveritar në vlerë prej 628 mijë euro. Këto fonde premton se do t’i shpenzojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Grantin qeveritar e kemi marrë fal angazhimit tonë permanent në përmbushjen e aktiviteteve tona në të gjitha shërbimet. Gjithashtu ne si qeveri komunale, përkatësisht kryetar i komunës jemi angazhuar dhe do të angazhohemi që kjo performancë komunale të rritet edhe më tutje. Për shkak se me rritjen e shërbimeve tona dhe me rritjen e performancës sonë ne e përmirësojmë edhe jetën e qytetarëve për çka edhe jemi të zgjedhur për çka kemi edhe mandate”, tha Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare po dështojnë shkak të përplasjes ndërmjet…