Kryetari i Malishevës infektohet me Covid-19

31 tetor 2020 | 17:40

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, është infektuar me Covid-19.

“Ju njoftoj se pas shfaqjes së disa problemeve shëndetësore, e kam bërë testin RT-PCR dhe kam rezultuar pozitiv me SARS CoV-2. Për shkak të kësaj, për dy javë do të jem në vetizolim. I falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve”, ka thënë Begaj në një deklaratë për medie.

“Për çdo rast, kërkoj nga të gjithë ata që kanë pasur kontakt me mua në javën e fundit, të kenë kujdes dhe nëse kanë ndonjë simptomë të paraqiten te mjeku. Gjendjen e kam stabile dhe do të qëndroj në shtëpi në vetizolim”.

“Pavarësisht kësaj, kërkoj nga të gjithë qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi nuk ka armë tjetër të luftimit përveç  zbatimit të masave dhe kujdesit të shtuar”, ka thënë Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor.…