Kryetari i Malishevës takon përfaqësuesit e Bashkësisë Islame

07 dhjetor 2021 | 13:01

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Malishevë, të prirë nga kryetari, Sead Paqarizi.

Kastrati ka falënderuar përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Malishevë që në vazhdimësi kanë luajtur një rol të madh, duke qenë gjithnjë solidar karshi situatave nëpër të cilat kanë kaluar qytetarët tanë.

“Si kryetar i Malishevës, pa humbur kohë do të angazhohem në funksion të vazhdimit të marrëveshjes për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të personave të cilët varrosen në territorin e komunës së Malishevës, si dhe për çështje tjera me interes për qytetarët tanë dhe Malishevën në përgjithësi”, ka thënë Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni ka dhënë dorëheqje nga…