Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë përkujton masakrën e Mejës

27 prill 2019 | 15:43

Në Mejë të Gjakovës, në ‘Lëndinën e Pikëllimit’, 20 vjet më parë forcat serbe masakruan 377 shqiptarë që i rrëmbyen nga kolonat e refugjatëve.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se masakra e Mejes është një nga goditjet më të mëdha që armiku u mundua t’ia bëjë popullit tonë.

“Është masakra në të cilën përnjëherë e pësuan një numër i madh i qytetarëve të të gjitha moshave, duke mos kursyer as fëmijët dhe as pleqtë. Asnjëherë nuk duhet të ndalemi që të gjithë kriminelët serbë t’i nxjerrim përpara drejtësisë”, ka shkruar Fazli Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri…