Kryetari i Obiliqit priti drejtoreshën ekzekutive të IKMK-së, Kaltrina Ajeti dhe sekretarin Armend Ahmeti
                02 prill 2021
                |  19:32
            
        Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të IKMK-së, Kaltrina Ajeti dhe sekretarin Armend Ahmeti, për të diskutar implementimin e projektit “Fuqizimi i transparencës mbi të drejtat e njeriut në Kosovë”, mbështetur nga Community Development Fund – CDF.
Pjesëtarë të shoqërisë civile, medieve, aktivistë të të drejtave të njeriut që veprojnë në Obiliq, do të jenë pjesë e projektit që do të implementohet në tri komuna të Kosovës!
.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        