Kryetari i Otavës shpall 17 shkurtin si ditën e pavarësisë së Kosovës në kryeqytet

17 shkurt 2024 | 21:02

Kryetari i bashkisë së Otavës Mark Sutcliffe ka shpallur nga sot e tutje, zyrtarisht, 17 Shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në kryeqytet.

Lajmin e ka bërë të ditur, ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu.

“Një lajm fantastik ky dhe dëshmi e miqësisë, bashkëpunimit dhe partneritetit që tashme avancojnë dy vendet tona demokratike, të përkushtuar për paqe, zhvillim dhe prosperitet”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Kryetari i bashkisë së Otavës z. Mark Sutcliffe ka shpallur nga sot e tutje, zyrtarisht, 17 Shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në kryeqytet. Një lajm fantastik ky dhe dëshmi e miqësisë, bashkëpunimit dhe partneritetit që tashme avancojnë dy vendet tona demokratike, të përkushtuar për paqe, zhvillim dhe prosperitet.

Ndërsa partneriteti ynë po forcohet me sukses në shumë fusha strategjike dhe me interes reciprok, jemi shumë të lumtur që në kuadër të përpjekjeve shohim se bashkëpunimi ynë po lulëzon dhe konkretizohet edhe në kulturë, rini, edukim dhe lidhje mes njerëzve, duke njohur me këtë rast edhe kontributin e diasporës tonë si storie suksesi dhe integrimi në shoqërinë diverse kanadeze.

Falënderim të veçantë për përpjekjet, bashkëpunimin e përkushtimin e kryetarit Sutcliffe për vendimin dhe nderin që i dha kësaj date historike dhe lartësimit të flamurit të Republikës së Kosovës e popullit të saj. 

Thank you Ottawa, thank you Canada. May our friendship last forever!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Mbresa eseistike nga libri "Shtet i ri, burrë shteti modern,…