Kryetari i Pejës: Gruda ishte një ndër profesorët pejan më të shquar

07 mars 2021 | 17:20

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, u ka shprehur ngushëllime familjes Gruda me rastin e vdekjes së familjarit të tyre, profesor Zejnullah Grudës.

Muhaxheri ka thënë se Gruda një ndër profesorët pejan më të shquar.

“Prehu në paqe profesor i dashur, Zejnullah Gruda. Ishte njëri ndër profesorët pejan më të shquar dhe themelues të universitetit i cili ka dhënë kontribut të madh për botën akademike. Ngushëllimet i përcjell edhe tek të afërmit e tjerë, miqtë, kolegët dhe studentët e profesorit të ndjerë. I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Gruda!”, ka shkruar Muhaxheri në llogarinë e vet në “Facebook”.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit, Vjosa Osmani, ka…