Kryetari i Preshevës: Lugina t’i bashkohet Kosovës në tërësi

16 gusht 2018 | 22:13

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i bashkëngjitet liderëve tjerë të Luginës në mbështetje për idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve, por jo shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ndryshimi i kufijve të cilën presidenti Thaçi e ka paraqit në media është një gjë për të cilën mund të diskutojmë, ama nuk nënkupton kjo edhe shkëmbim të territoreve. Ose shkojmë në tërësi në Republikën e Kosovës, ose mbesim këndej ku jemi tash (Serbi)”, ka thënë Arifi për “RTV Dukagjinin”.

Kur flet për shkëmbimin e territoreve, Arifi ka deklaruar se është kundër meqë nuk duan ta dobësojnë Kosovën.

“Ne duam një Kosovë që do të jetë e fuqishme, dhe që veriun e Kosovës me pjesë të saj, edhe nëse kjo shkon në faturën tonë për të mbetur nën Serbi”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I gjithë qyteti i Suharekës dhe 70 për qind e…