Kryetari i Preshevës: Me Luginën po bëhen eksperimente

17 gusht 2018 | 14:31

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se me Luginën e Preshevës janë bërë dhe po bëhen eksperimente.

Arifi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se si pikënisje objektive e zgjidhjes së problemeve në Luginë do të ishte respektimi i të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve atje.

Postimi i plotë i Arifit:

Një përsëritje për të gjithë keqinterpretuesit e zëshëm, keqdashësit, “Fake News”-at dhe veglat e moçalit zhytës politik në mes jush:

Çështja e statutit politik nuk është vetëm një deklaratë, por është çështje e legjitimitetit nëpërmjet shprehjes së vullnetit të popullit me Referendum. Qytetarët e Luginës së Preshevës konform akteve ndërkombëtare kanë deklaruar në vitin 1992 vullnetin e lirë dhe legjitim, rezultatin e së cilës e njohim të gjithë pikë.

Në këto rrethana është naive, kontraproduktive dhe anashkalohen skajshmërisht interesat kombëtare shqiptare të flitet për parcializimin e Luginës së Preshevës, qoftë edhe bashkimi me Republikën e Kosovës të një copëze të Luginës. Pra, Lugina e Preshevës respektivisht Komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është NJË, bashkë përherë e të pandashëm!

Kjo e fundit vlen edhe për Republikën e Kosovës. Sakrifica sublime e dëshmorëve të Kombit dhe brezat e reja nuk lejojnë ndarjen e Kosovës. Rrjedhimisht fjala e përshtatshme në këto suaza do të ishte bashkim dhe jo shkëmbim.

Si pikënisje objektive e zgjidhjes së problemeve do të ishte respektimi i të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Gjithashtu është detyrë e miqve ndërkombëtarë të flasin, reflektojnë, aktivizojnë resurset dhe të intervenojnë për të zbatuar drejtësinë dhe ligjshmërinë ndërkombëtare, konform akteve juridike, për avancimin e të drejtave shqiptare në këtë rajon.

Me Luginën e Preshevës janë bërë dhe po bëhen eksperimente. Mjaft më!

Shqiprim Arifi,
Kryetar i Komunës së Preshevës

Preshevë, 17.08.2018

Një përsëritje për të gjithë keqinterpretuesit e zeshëm, keqdashësit, “Fake News”-at dhe veglat e moçalit zhytës politik…

Gepostet von Shqiprim Arifi am Freitag, 17. August 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Trepçës ’89, Enis Manxholli është huazuar te skuadra…