Kryetari i Rahovecit mban takime publike me banorët e fshatrave Fortesë, Sapniq dhe Xërxë

31 maj 2022 | 11:49

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vazhduar takimet publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këtë komunë.

Latifi ka mbajtur takime publike me banorët e fshatrave Fortesë, Sapniq dhe Xërxë.

Ai ka paraqitur para banorëve projektet të cilat janë përfunduar, ato në proces dhe planet dhe projektet e planifikuara për vitet në vijim bazuar në projeksionet buxhetore.

Ndër kërkesat të cilat banorët paraqitën ishin ndërtimi i shkollës në Xërxë, rregullimi i shtretërve të përrenjve, ndryshimi i statusit të AMF-së në Xerxë, vazhdimi i kanalizimit, ndriçim, rrugë fushore, kubëzim i rrugëve lokale, rrethrrotullimi në Sapniq, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen…