Kryetari i Rahovecit përkujton dëshmorin Mentor Krasniqi: Ishte luftëtar trim

02 qershor 2021 | 13:08

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar të mërkurën dëshmorin Mentor Krasniqi, me të cilin ka thënë se ishte njohur në vitin 1992.

Sipas Latifit, Mentori ishte një djalë trim që dha kontribut të çmuar në luftën e UÇK-së.

“Ishim studentë të FSHMN-së, në drejtimin e Kimisë. Përveçse ishim studentë të mirë, me Mentorin na afroi dhe bashkoi fort atdheu i robëruar, qëllimi dhe ideali për çlirimin e tij. Sot e përmot ruaj kujtime të shumta për kolegun e studimeve nga Bukoshi me të cilin edhe kemi banuar bashkë, sikurse edhe për angazhimet e shumta që i kishim në kuadër të LKÇK-së e më pas, edhe të UÇK-së. Çdo herë veproi si luftëtar trim dhe një djalë i zoti. U dëshmua që në rreshtat e parë të UÇK-së ku luajti rol të madh në stërvitjen e ushtarëve dhe në vijat e para të zjarrit, si luftëtar i vërtetë. Më 2 qershor 1999, Mentori fitoi përjetësinë. Ai nuk arriti t’i përballojë plagët e rënda që i kishte marrë në luftimet mbinjerëzore të zhvilluara një ditë më parë në betejën e njohur të Bukoshit”, ka thënë Latifi.

Ai ka theksuar se drita e veprës dhe gjakut të Mentorit dhe e të gjithë luftëtarëve që ranë me pushkë në dorë, ndriçon në jetë të jetëve Kosovën, e cila me shekuj jetoi në errësirë.

May be an image of 2 people and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të diskutuar për rëndësinë e planifikimit hapësinor në zhvillimin…