Kryetari i ri i Skenderajt thërret seancën inauguruese

22 nëntor 2021 | 11:35

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, se ka ftuar seancën e parë inauguruese të Kuvendit Komunal të Skenderajt, pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

“Të dashur qytetarë,

Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të 17 tetorit dhe në kuadër të autorizimeve ligjore, përkatësisht nenit 42, paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, sot kam ftuar seancën inauguruese të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet me 30.11.2021 në ora 10:00”, ka shkruar kryetari Nura.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, fitoi që në raundin e parë përballë Bekim Jasharit, që kishte udhëhequr komunën për 4 vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, u përjashtua nga…