Kryetari i Skenderajt nderon dëshmorët Liman Koca, Naim Xani dhe Nasuf Goxhuli

03 maj 2021 | 17:09

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteranë, familjarë të dëshmorëve, drejtorë komunalë, asamblistë e qytetarë, ka bërë homazhe e nderime për dëshmorët, Liman Koca, Naim Xani dhe Nasuf Goxhuli, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve, në nderim të veprës së tyre sublime.

Para familjarëve të dëshmorëve si dhe qytetarëve të pranishëm, Jashari ka vlerësuar lartë kontributin e dëshmorëve në çlirimin e vendit, duke bërë njëkohësisht thirrje që të jemi të bashkuar, pasi sipas tij, vetëm kështu mund ta jetësojmë amanetin e të parëve tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arber Grabovci i cili më herët ka shpallur kandidaturën për…