Kryetari i Skenderajt viziton bujqit që kanë përfituar nga subvencionet e komunës

23 maj 2023 | 13:35

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, kanë vizituar bujqit Muhadin Temaj dhe Aulona Suhogërlla, të cilët kanë përfituar nga subvencionet publike të komunës, e të cilët merren me kultivimin e perimeve si speci, domatja dhe trangulli.

“Aulona Suhogërlla dhe Muhadin Temaj, dy bujq në mesin e 62 të tjerëve që kanë përfituar nga pako e mbështetjes prej 167 mijë fije të rasatit, nëpërmjet subvencioneve për kultivimin e specit, domates dhe trangullit, ku duke u marrë me rritjen e perimeve dhe shitjen e tyre në tregun vendor, sigurojnë një ekonomi të qëndrueshme familjare me të ardhura të kënaqshme”, ka thqënë kryetari Nura.

Komuna e Skenderajt i ka dhënë prioritet sektorit të bujqësisë, si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), një ditë…