Senatorët amerikanë takohen edhe me liderët e opozitës

23 maj 2023 | 13:35

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), një ditë pas vizitës të dy senatorëve amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters në Kosovë, ka dhënë detaje nga takimet qa ata kishin të hënën në Prishtinë.

Sipas fotografive të publikuara në “Facebook” nga ambasada amerikane, senatorët nuk janë takuar vetëm me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, por edhe me opozitën.

Siç shihet në fotografitë e publikuara, senatorët së bashku me ambasadorin Jeff Hovenier janë takuar me Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.

“Është e mrekullueshme të mirëpresim senatorët Murphy dhe Peters në Kosovë! Gjatë vizitës së tyre, delegacioni u takua me liderë kosovarë, anëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave”, ka njoftuar Ambasadës së Amerikës.

Dy senatorët në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy dhe Gary Peters, të hënën kanë konfirmuar se temë diskutimi në mes të tyre dhe kryeministrin Albin Kurti ka qenë çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë të përbashkët për medie, senatori, Chris Murphy, ka thënë se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është e rëndësishme të ndodh këtë vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu,…