Astera flet për sukseset në Amerikë dhe synimet me Kosovën U20

23 maj 2023 | 13:29

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe menaxheri i Përfaqësueseve Adriatik Rraci, kanë pritur në takim basketbollisten e talentuar Astera Tuhina.

Dushku ka thënë së janë të lumtur për sukseset e Asterës, si dhe së bashku me kryetarin Fetahu, i kanë dëshiruar suksese në Evropianin U20, ku do të marrin pjesë “Dardanet” e reja. Tuhina ka folur për sukseset individuale dhe me skuadrën Washington State Cougars.

“Edhe pjesa individuale edhe me skuadër, kam pasur suksese të jashtëzakonshme. Ky edicion ka qenë i jashtëzakonshëm. Me skuadër kemi fituar konferencën e PAC-12. Ka qenë diçka që nuk ka ndodhur më herët në kolegjin tonë”. Tutje Astera ka folur edhe për përfaqësimin që e bënë për Kosovën.

“Është ndjenjë e jashtëzakonshme me përfaqësu Kosovën. Unë kam qenë pjesë e Përfaqësueses A me vetëm 16 vjet, ndërsa vitin e kaluar kam qenë në top 5 të Kampionatit”. Basketbollistja e talentuar ka folur edhe për synimet këtë vit, ku do të jetë pjesë e Përfaqësueses me grupmoshat U20, kampionat i cili do të mbahet në Rumani. Për Kosovën U20, Tuhina u shpreh se do të jap maksimumin për të pasur sa më shumë suksese në garat ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari i gjashtë me kodin 4355, duke u përgjigjur në…