Kryetari i veteranëve të UÇK-së: Do kërkojmë nga Kuvendi që Specialja t’i trajtojë edhe krimet serbe

25 qershor 2020 | 17:07

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) ka mbajtur të enjten një konferencë për medie, ku drejtuesit e kësaj organizate kanë thënë se Gjykata Speciale është e një anshme, për shkak se është duke i akuzuar vetëm ushtarët e UÇK-së.

Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, ka thënë se shumë shpejt do të kërkojnë të takohen me grupet parlamentare dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, për të diskutuar rreth mundësisë që Gjykata Speciale t’i trajtojë edhe krimet serbe ndaj popullatës shqiptare.

“Ne si OVLUÇK shumë shpejt do të takohemi me grupet parlamentare, me kryetaren e Kuvendit. Jemi në bisedime me disa avokatë që Gjykata Speciale t’i fut edhe krimet serbe ndaj popullatës shqiptare”, ka thënë Gucati, raporton “Epoka e re”.

Konferenca e veteranëve të UÇK-së është mbajtur një ditë pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmund e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Thomas Meunier…