Kryetari i Zveçanit bën homazhe në Prekaz

16 shkurt 2024 | 15:34

Kryetari dhe drejtorët e Komunës së Zveçanit për herë të parë kanë bërë homazhe, në mënyrë të organizuar, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kryetari Ilir Peci, ka theksuar faktin se kjo është hera e parë që kjo komunë e veriut të Kosovës bën në mënyrë të organizuar vizitë dhe homazhe në Prekaz.

“Ne sot jemi këtu nga Komuna e Zveçanit dhe kemi nderime së pari vijmë pranë varrezave të heronjve të familjes Jashari. Për herë të parë, Komuna e Zveçanit merr pjesë”.

“Ua urojmë të gjithë shqiptarëve kudo që janë 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë”, ka thënë Peci. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita e Gjilanit ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme në…