Kryetari Ismajli dhe komandanti i ri i policisë në Shtime zotohen për bashkëpunim

01 maj 2019 | 14:21

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka pritur në takim komandantin e ri të policisë në këtë komunë, toger Fatmir Limani, i cili ishte i shoqëruar nga rreshteri Nexhmedin Ahmeti.

Me këtë rast, kryetari Ismajli e ka uruar toger Limanin për detyrën e re.

Ismajli ka thënë se nuk do të mungojë gatishmëria e ndërsjellë e bashkëpunimit të mirë të deritashëm, e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të përforcimit të sigurisë si interes parësor i të gjithë qytetarëve.

Ndërkaq komandanti i policisë, Fatmir Limani, ka theksuar se do të angazhohet maksimalisht për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme të qytetarëve të Komunës së Shtimes, duke bërë me dije se bashkëpunimi me këtë komunë do të jetë i vazhdueshëm në funksion të zbatimit të ligjit.

Paraprakisht në këtë detyrë ka shërbyer kapitene Feime Bajrami, e cila ditë më parë është emëruar komandante e policisë në Drenas.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së…