Kryetari Latifi viziton sërish të lënduarit e Ratkocit në spitalin e Gjakovës

19 janar 2019 | 14:33

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shkuar për të parë gjendjen e të lënduarve mbrëmë nga shpërthimi i bombolës së gasit në restaurantin “Te Dollari” në Ratkoc, të cilët ende po trajtohen me kujdes në njësinë e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

“Gjendja e tyre po përmirësohet ndjeshëm, e ne ju uruam shërim të shpejtë e të plotë Arif Hotit, Jeton Bytyçit dhe Shpejtim Morinës”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ftuar mësimdhënësit…