
Kryetari Ramosaj viziton fshatin Dubravë, ndihet i nderuar për mbështetjen e vazhdueshme
10 gusht 2025
| 11:08
Kryetari i Komunë së Decanit, Bashkim Ramosaj, i cili është kandidat edhe për nja mandat të ri për kryetar komune, ka vizituar fshatin Dubravë.
Ai është takuar me banorët e këtij fshati, ku edhe ka marrë përkrahje edhe për një mandat të ri.
“Gjithmonë ndihem i nderuar dhe i lumtur kur vizitoj fshatin Dubravë. Pritja e ngrohtë e banorëve, bisedat e sinqerta dhe vizitat në familjet e tyre më mbushin me krenari dhe më motivojnë të punoj edhe më shumë për komunën tonë. Edhe pse fshat i vogël, Dubrava ka njerëz me zemër të madhe! Faleminderit për mikpritjen tuaj të ngrohtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.