Kryetari Suma pasi e fal namazin shkon në punë

13 gusht 2020 | 08:42

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, padyshim se është ndër kryetarët më të veçantë të komunave të Kosovës. Ai si kandidat i pavarur i ka mposhtur të gjitha partitë politike.

Suma, i ftuar në emisionin “Zgjohu” në TV Dukagjini, ka treguar si dita e tij fillon shumë herët. “Zgjohem herët 04:30 apo 05:00, e fali namazin, punoj diçka në serë dhe më pas shkoj në punë. Më së voni në ora 06:00 ose edhe më herët shkoj në punë. Kjo ka qenë traditë jo vetëm tani, por edhe në Trupat e Mbrojtjes”, ka thënë Suma, shkruan Reporteri.net.

I pyetur se a i fal të gjitha vaktet, Suma ka thënë nuk mundet të gjitha për shkak të obligimeve. “Sidomos kohën e namazit nuk diskutohet dhe jacinë, kurse vaktet e tjera nganjëherë nuk mundem rregullisht për shkak të obligimeve. Shkoj në xhami sidomos të xhumave. Jemi mysliman, e kemi obligim t’i kryejmë edhe obligimet fetare, por ka edhe mysliman, por edhe feve të tjera që nuk i kryejnë obligimet fetare”, ka thënë Suma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare…