Kryetarja e KQZ-së bën thirrje që t’i hapet rrugë reformës zgjedhore

13 mars 2021 | 10:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke fituar 50.28 për qind të votave.

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri thirrje që deputetët e rinj të bëjnë reformën zgjedhore, shkruan “Epoka e re”.

“Dua t’i drejtohem deputetëve të legjislaturës së ardhshme, subjekteve politike, që reformën zgjedhore të mos e lënë në udhëkryq, por t’ia japin rrugën e duhur. KQZ-ja është e gatshme që të japë kontributin e vetë profesional në këtë reformë”, ka thënë Daka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve…