Kryetarja e KQZ-së me mesazh mbështetës në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar

03 dhjetor 2018 | 19:03

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i është bashkuar fushatës anembanë botës të organizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES).

Përfaqësues të institucioneve të ndryshme nga vende të ndryshme të botës kanë dhënë mesazhet e tyre në mbështetje të udhëheqësve me aftësi të kufizuar.

“Garantimi i të drejtave të barabarta fuqizon personat me aftësi të kufizuara si udhëheqës politik”, është mesazhi që përcjell kryetarja e KQZ-së, Daka.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vizita e…