Kryqi i Kuq i Kosovës dhuron një autoambulancë për Klinikën Emergjente në QKUK

24 tetor 2018 | 12:20

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit Spitalor dhe Klink Universitar të Kosovës dhe Kryqit të Kuq të Kosovës, sot Kryqi i Kuq i Kosovës ka dhuruar një autoambulancë për nevoja të Klinikës Emergjente në QKUK, me vlerë mbi 10 mijë euro.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit të kësaj autoambulance morën pjesë, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, dr. Rrustem Musa, zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë, Feride Hyseni, kryetare e Kryqit Kuq të Kosovës dhe dr. Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK.

Dr. Rrustem Musa, zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë, ka falënderuar Kryqin e Kuq të Kosovës për bashkëpunimin dhe ndihmesat e vazhdueshme që po japin për shëndetësinë e Kosovës.

Sipas tij, kjo ndihmesë vjen në kuadër të ngritjes dhe avancimit të shërbimeve shëndetësore që janë duke u bërë në shëndetësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se ky bashkëpunim ndërmjet Ministrisë dhe Kryqit të Kuq të Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke i kontribuar ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Në anën tjetër, dr. Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, pasi falënderuar donatorin për dhurim të autoambulancës, tha se pas investimeve në shërbimin emergjent nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK, janë krijuar kushte shumë më të mira për pacientë dhe për stafin shëndetësorë që ofron shërbime mjekësore.

Drejtori Sejdiu ka rikujtuar edhe memorandumin e nënshkruar ndërmjet Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovë dhe Kryqit të Kuq të Kosovës, ku ekipet vullnetare të Ndihmës së Parë nga Kryqi i Kuq i Kosovës, ofrojnë asistencë teknike për stafin shëndetësorë të Klinikës Emergjente.

Feride Hyseni, kryetar e Kryqit të Kuq të Kosovës, ka përmendur disa nga aktivitetet dhe ndihmesat që ka bërë Kryqi i Kuq i Kosovës për shëndetësinë e Kosovës dhe për QKUK.

Hyseni ka ofruar mbështetjen e saj dhe të Kryqit të Kuq të Kosovës për mbështetje të shërbimeve shëndetësore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar ndaj rastit…