Kthehu në Itakën tënde

20 janar 18:16

Elife LUZHA

 

Kthehu në Itakën tënde

(Vëlla Kadriut)

 

Shtigjeve të mërgimit udhënise vëlla

Me plagën atdhe përvëlitur ndër deje

Ëndrrat si copëza mermeri tinëzisht t’i thyen

E fati t’u rrokullisë si gur Sizifi drejt teje

 

Pirgje brengash kanë brejtur vitet e tua

Dhembja ethshëm të prushon në ballë

Majë qepalle pikëllimi të bulëzon i hidhët

Kosova plagë në trup e gjallë

 

Fushave djerrinë gjarpinjtë zgavrojnë

Me kukamë qyqesh vajtohet rënia e yjeve

Mbrapshtitë si furtuna uragani përmbytës

Në agshole dite jetën pamundësojnë

 

Në harkun e kohës dramë pa epilog

Kosova e mira a thua mbet

Kthehu vëlla kthehu se ajo të pret

Si Itaka Odiseun e vet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër,…