Kthimi i shpinës Amerikës, Evropës dhe Shqipërisë, dhe ecja në heshtje drejt Serbisë, lajm i trishtë për Kosovën!

27 korrik 2023 | 12:51

Shkruan: Gjergj Dedaj, ish-ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut

Popullimi i pushtetit, qeverisë, kabineteve të institucioneve shtetërore, bordeve, ambasadave, agjencioneve dhe ndërmarrjeve publike me pasardhësit e Rankoviqit, Fadil Hoxhës, Rrahman Morinës, Millosheviqit dhe oficerëve të larte të ish APJ-së, UDB-së dhe SPS-it, është një paralajmërim ogurzi për të ardhmen e Kosovës së lirë, demokratike, sovrane dhe evropiane!
Mënjanimi, largimi, linçimi dhe diskriminimi i familjarëve të nacionalistëve dhe patriotëve të Kosovës, i pjesëtarëve, pasardhësve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, si dhe i atyre të cilët u dergjen në burgjet jugosllave dhe u masakruan nga Serbia, në emër të Jugosllavisë, është një agjendë sekrete e autonomistëve proserb, për ta larguar gradualisht Kosovën nga ndikimi dhe partneriteti euro-atlantik, duke promovuar antiamerikanizmin dhe antieuropianizmin, dhe kështu hap pas hapi, për ta kthyer Kosovën nën kthetrat e Serbisë, mu ashtu siç bënë gjyshërit dhe prindërit e tyre, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore!
Zbulimi i rastësishëm i vetëm një bisede sekrete të zyrtarëve të lartë shtetërorë me Simiqin dhe Radojçiqin, është vetëm një paralajmërim dhe sinjal i forcimit të kësaj vëllazërie politike autonomiste të pushtetit kosmopolit, i cili të ardhmen e tij e shef të lidhur ngushtë me Serbinë dhe sa më larg Amerikës, Evropës dhe Shqipërisë!
Dhurimi eventual i një autonomie për serbët e Kosovës, nënkupton se pjesa tjetër e mbetur e Kosovës, po ashtu do jetë një autonomi gjugje, e varur si një strajcë mbi supet e një lypsari, e brishtë dhe një e ashtuquajtur “Republikë” jo funksionale!
Kabinetet e pushtetit aktual të Kosovës, jo rastësisht janë populluar me autonomistë dhe me ata të cilët në shtëpi flisnin serbisht apo turqisht, ngase turpëroheshin të flisnin gjuhën fshatare shqipe dhe mbaheshin si të ashtuquajtur qytetar e të cilët vranë, burgosen dhe deportuan me qindra e mijëra familjar të familjeve patriotike, fisnike dhe atdhetare, nga koha e Reformës Agrare e deri me sot, nga Qeveria Kurti!
Këtë fat tragjik po e përjetoj edhe unë personalisht mbi kurrizin tim, ashtu si e përjetojnë shumë individë dhe familje patriotike shqiptare! Fatin e njëjtë tragjik dhe të kësaj gjuetie golgote e përjetoj edhe familja ime, nga rrethi i Gjakovës, së cilës familje në kohën e Reformë Agrare (1923) ju kishin masakruar 3 meshkuj, kishte të zhdukur në Masakrën e Tivarit, të burgosur politik në Goli Otok, të vrarë 12 meshkuj në luftën e fundit me Serbinë, të larguar nga puna me 2021 nga pushteti aktual, me ç’rast pa asnjë gabim dhe asnjë përfolje u shkarkova nga pozita e ambasadorit në Shkup, pikërisht nga pasardhësit, apo nga ata dhe ato të cilët prindërit i kishin në ish APJ, SPS dhe UDB, e sot jam i pa punë pas afër një gjysmë shekulli lufte dhe sakrificash për liri të Kosovës euro-atlantike!
Lumi i qindra mijëra kosovarësh të pa pune dhe të pa shpresë, kryesisht nga këto familje atdhetare, vijon të derdhet jashtë Kosovës, sepse ata nuk kane punë, shpresë dhe të ardhme në Kosovë!
Populli i Kosovës, rinia, nxënës dhe studentë, veteran të luftës së lavdishme të UÇK-së, opozita politike, shoqëria civile dhe mediet, duhet ta ndalin copëtimin dhe degradimin e Kosovës, nga autonomistët dhe shqipfolësit e strukur si minj brejtës dhe helmues, në kabinetet e pushtetit aktual!
Zoti e bekoftë Kosovën e lirë dhe sovrane!
Zoti e bekoftë Amerikën, Europën dhe Shqipërinë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një helikopter u rrëzua në Siberi të Rusisë më 27…