KU JETON ALI AHMETI

24 shkurt 2024 | 11:30

Ismet Sylejmani

në fshat, në qytet apo në kryeqytet të Maqedonisë së Veriut?

Kjo dhe shumë pyetje të tjera, janë ato që të shkojnë ndërmend, derisa mendon se ku dhe si jetojnë figurat e njohura dhe personalitetet e mëdha të botës njerëzore shqiptare dhe asaj botërore!
Të gjithë udhëheqësit e mëdhenjë kanë të veçantat e tyre, që i bëjnë të përmasave të lavdishme!
Është e zakonshme të dëgjohet, se si një figurë e madhe, pasi të vendoset në fronin e udhëheqësit të e ndrrojë edhe vendbanimin!

Por unë sot bëjë pyetjen për të gjithë shqiptarët kudo që janë!

Ku jeton Ali Ahmeti, në fshat, në qytet apo në kryeqytet të Maqedonisë së Veriut?

Ku e ka shtëpinë Ali Ahmeti?
Sa metra katrorë(m2), është shtëpia e Tij?
A e ka shtëpinë në vendlindjen e Tij në fshat, apo është shpërngulur si udhëheqësit e tjerë, të cilët sapo të vijnë në pushtet, për të jetuar më mirë dhe për jetë më moderne, degdisen në qytet apo edhe në kryeqytet të vendit ku jetojnë?!…
Sa udhëton në çdo ditë Ali Ahmeti për të shkuar në punë, në Selinë e Partisë në Tetovë dhe në Parlament në Shkup ku është deputet i popullit shqiptar?
Të paktë janë veprimtarët e çështjes kombëtare, por edhe më të paktë janë drejtuesit e lartë e Udhëheqësit e Mëdhenj të Atdheut e të Kombit, që me kontributin e madh që kanë dhënë në jetën e tyre, janë ndarë në shumë pjesë të Atdheut brenda e jashtë tij dhe gëzojnë autoritet të padiskutueshëm!
Udhëhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti është i pashembullt, është i pa shoq!
Ai është i vetëm dhe nuk ka edhe një tjetër, pra është unikat!
Në jetën e Tij të bujshme ka jetuar përpos në rini në vendlindjen e Tij në Zajas të Kërçovës, edhe si studentë në konvikt e banesa private legale e ilegale në Prishtinë!
Një pjesë të shkurtë të jetës e ka jetuar në burg në Kosovë, kur ishte i burgosur pas demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë!
Pas daljes nga burgu dhe pas largimit ilegalisht nga ish-Jugosllavia, ka jetuar në Lucern të Zvicrrës!
Pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës, derisa ka filluar lufta e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, ka jetuar në Kosovë e herëpasëherë ka udhëtuar në Lucern në Zvicer!

Pas përfundimit të luftës së vitit 2001, në fillim ka jetuar në Selinë e Shtabit të Përgjithshëm në Shipkovicë!
Nga Selia e Shtabit të Përgjithshëm, përfundimisht jetën e Tij e ka vazhduar në vendlindjen e Tij në Zajaz të Kërçovës!
Mijëra e miliona kilometra që ka kaluar, kalon e do të kalojë çdo ditë, me veturën dhe shoqëruesit e Tij edhe në të ardhmen, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, në relacionin Zajas-Tetovë-Shkup dhe anasjelltas 130 km minimumi, janë e do të jenë dëshmi se politika e madhe, reale dhe e sukseshme, nuk bëhet patjetër e domosdoshmërisht, nga qytetet e nga kryeqyteti, nga vilat e mëdha shumëkatëshe e marramendëse për nga salltanati e lluksi i tepruar në kurriz të taksapaguesve e të shtetit, por është e mundshme edhe nga fshati e nga shtëpi të thjeshta e tradicionale të mëdha shqiptare!

Ali Ahmeti nuk disponon me patentë shoferi!
Pra le ta dijnë të gjithë se Lideri i madh shqiptar nuk disponon me leje për drejtim të veturës!
Nuk i është nënshtruar këtij provimi!
Ka hequr dorë me vetëdije nga një argument i madh për të jetuar me lluks jetën personale!

Por ka dhënë provimin e luftës për liri dhe ka patentën e drejtimit të popullit shqiptar!
Edhe kjo është një tjetër dëshmi, se ky është prej atyre që e kishte të ndarë mendjen, të drejtonte vendin, popullin, Atdheun dhe Kombin, e jo makinën, qoftë ajo veturë, kombi apo transportues mallrash te ndryshme!
Janë këto disa dëshmi se me kohë ishte përcaktuar që të ishte vetëm në shërbim të kauzës së shenjtë të popullit, Atdheut e Kombit, të vendit e të mirëqenies së përgjithëshme dhe jo të jetës së tij indivuduale!
Ali Ahmeti edhe me jeten e Tij, jep shembullin e madh se guri i rëndë jo vetëm peshon në vend të vetin, por politika kombëtare e shtetërore, mund të drejtohet e të zhvillohet me sukses të madh dhe të mos braktiset vendlindja!
Ali Ahmeti, jeton në fshatin e Tij, në mes të popullit të Tij ku ka lindur!

Jeton Udhëheqësi në lagjen ku ka lindur, aty ku i ka jetuar stërgjyshi e gjyshi, Babai e Nëna!
Jeton me vëllezerit e Tij, me niperit e mbesat, me kusherinjtë e të afërm të tjerë!
Jeton Udhëheqësi aty afër pusit(bunarit) të ujit, që pushtuesit serb pasi ia kishin vrarë të parët e Tij, mbi 60 ia kishin hedhur në Të, e kishin mbushur në vend të ujit!
Mund ta merrni me mend se çfarë serioziteti të jetës, të punës e të veprimtarisë së Ali Ahmetit, i jep fakti se në çdo mengjes e në çdo mbrëmje kalon përrreth atij bunari që ishte i mbushur me njerez të fisit të Tij!

Se Udhëheqësi modern i popullit shqiptar Ali Ahmeti, nuk e braktisë truallin e shtëpisë ku ka ardhur në jetë, por nga aty drejton me sukses me fatet e popullit dhe Atdheut, por edhe projekton jetën e mirë të popullit dhe të ardhmen e ndritur të Kombit shqiptar, kjo është një porosi e mesazh i madh që ju jepet politikanëve të korruptuar e atyre që mendojnë të zhvatin e të vjedhin djersen dhe pasurinë e popullit dhe nuk zgjedhin mjete për të ardhur në pushtet me çdo kusht!
Në luftën për liri, çlirim kombëtar e barazi nacionale, për prosperim kombëtar e njerëzor, të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi, të Kosovës e të popullit shqiptar, por edhe të vetë shtetit në Maqedoninë e Veriut, Udhëheqësi Ali Ahmeti, ka një vend të madh e të rëndësishëm, që kurrë nuk do të arrihet nga figurat e personalitetet që jetojnë aktualisht dhe vështirë se do të tejkalohet nga brezat që do të vijnë!
Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, gjumin e netëve të jetës së Tij e bën në truallin e të parëve, në shtëpinë e Tij në fshatin e lindjes në Zajaz, dhe jo në pallate shumëkatëshe, atje ku jeta zhvillohet në zhurmën e madhe të jetës së restauranteve dhe kafeneve të mbrëjeve të vona!
Kjo jetë e këtillë, është pasqyra reale e jetës së liderit që nuk i intereson pasuria e as lluksi i shfrenuar, por jeta dhe mirëqenia e vërtetë e popullit të Tij dhe jeta e mirë pa dallim e qytetarëve të shtetit të Maqedonisë së Veriut!

Ku jeton Ali Ahmeti, në fshat, në qytet apo në kryeqytet të Maqedonisë së Veriut?
Ali Ahmeti, Udhëheqësi i popullit shqiptar, jeton në fshatin e Tij të lindjes në Zajaz!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, më 24 Shkurt 2020!

P.S: përpos viteve dhe thinjave të flokëve, asgjë nuk ka ndrushuar në jetën personale të Ali Ahmetit!
Fitoret dhe sukseset i ka të pandalshme, sepse për ato punon dhe vepron, natë e ditë!
Populli ka sy dhe vesh!
Sheh dhe dëgjon!

Prishtinë, 24 Shkurt 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar…