Kualifikohet Atletico, Porto dhe Schalke festojnë falë Lokomotivës

28 nëntor 2018 | 21:12

Tre skuadra të tjera  kanë siguruar kualifikimin në 1/8-at e Ligës së Kampionëve pas dy ndeshjeve të luajtur në orën 18:55. Njëra ka qenë Atletico Madrid, që ka mundur 2-0 Monaco në shtëpi. Dy të tjerat, Porto dhe Schalke, do të ndeshen pas pak minutash me njëra-tjetrën.

Të dy këto ekipe, që do të luajnë për vendin e parë të Grupit D, kanë siguruar një vend mes 16 më të mirave të Europës falë fitores 2-0 të marrë nga Lokomotiva e Moskës ndaj turqve të Galatasaray.

Për sa i takon ndeshjes së parë, Atletico Madridit i kanë mjaftuar vetëm 87 sekonda për të gjetur golin e avantazhit pas goditjes së Koke të devijuar nga Badiashile. Ky ka qenë edhe goli më i shpejtë i pësuar nga Monaco në historinë e tij në Champions League dhe më i shpejti i realizuar nga spanjollët në këtë kompëticion, raporton ‘Telesport’. Vendasit kanë dyfishuar rezultatin me golin e Antoine Griezmann në minutën e 24’, me francezin që mbetet perfekt në ndeshjet e Champions të luajtura në shtëpi: 11 gola në 11 takime. Në minutat e fundit, miqtë kanë patur mundësinë të hapin takimin pas penalltisë të shkaktuar nga Savic, i cili është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, por Falcao ka gabuar në mënyrë të pabesueshme, duke e dërguar topin jashtë.

Atletico kryeson Grupin A me 12 pikë, 3 më shumë se Dortmund që do të luajë pas pak në shtëpi kundër Club Brugge. Monaco mbetet në vendin e fundit me 1 pikë.

2-0 është mbyllur edhe ndeshja tjetër, ajo e luajtur në Rusi mes Lokomotivës së Moskës dhe Galatasaray. Edhe këtu takimi është zhbllokuar nga një autogol, me Donk që ka devijuar topin në portën e Musleras.

Goli i dytë ka ardhur në minutën e 54-t dhe është shënuar nga Ignatjev. Kjo ka qenë fitorja e parë në grup për moskovitët, që mbeten në vendin e fundit me 3 pikë, ndërsa turqit, që mbajnë vendin e tretë me katër pikë, janë eliminuar nga Champions

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka…