Kualifikohet Chelsea

20 dhjetor 2017 | 22:49

Chelsea shkon në gjysmëfinalet e “Carabao Cup” në saj të fitores 2-1 ndaj Bournemouth me golin e shënuar nga Alvaro Morata në sekondat e fundit.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për londinezët me golin e Willian. I shërbyer nga Cesc Fabregas, sulmuesi brazilian tundi rrjetën me portën e boshatisur në minutën e 13-të. Fundi i ndeshjes ishte shumë emocionues.

Në minutën e 90-të Gossling barazoi për miqtë, por dy minuta më vonë Alvaro Morata gjeti golin e fitores për skuadrën e Antonio Conte.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen e ka mposhtur Borussia Dortmundin (2-1) dhe është…