Kuçi e Selimi pajtohem për bashkëpunim

21 nëntor 2018 | 16:16

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka pritur në takim Petrit Selimin, kryeshef ekzekutiv i Millennium Kosovo, të cilin e ka informuar me zhvillimet e përgjithshme dhe objektivat e kësaj komune.

Po ashtu në këtë takim është diskutuar rreth bashkëpunimit për implementimin e programeve të Millennium Kosovo mes dy institucioneve.

Kryeshefi ekzekutiv i Millennium Kosovo, Petrit Selimi, ka premtuar se do t’i përkrah komunat e suksesshme, duke përfshirë edhe atë të Junikut.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demi Rose nuk di të ndalet. Kudo që shkon, modelja…