Kuçi i reagon Rizvanollit: S’është zgjidhje qëndrimi në të ftohtë për krizën energjetike

20 tetor 2021 | 21:12

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha sot gjatë ditës se qytetarët duhet të evitojnë ngrohjen përmes energjisë elektrike.

Në lidhje me këtë ka reaguar zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, duke thënë se ministrja Rizvanolli ka vazhduar me mentalitetin e Qeverisë Kurti, për të zhvendosur fajësinë në vend të zgjidhjes së problemit.

Postimi i plotë:

Ministrja Rizvanolli  është ripërtrirëse e përpiktë e mesazhit tashmë të etabluar të pushtetit të Kurtit, që thotë se aty ku pushteti ka ndikim e faj në fakt ka qytetari përgjegjësi e është fajtor.

Edhe pa rritje të tarifave, nxemja me rrymë është alternativa më e shtrenjtë. Por edhe nëse përballemi me krizë të energjisë elektrike, cila është alternativa e ngrohjes në dimër? Drunjtë? Qymyri? Panelet solare e mullinjtë e erës? Ministrja nuk deklarohet. Sepse ministrja, siç e bënë dhe Kurti, nuk kanë zgjidhje por zhvendosje të fajësisë. Mbeti në qafë tjetrit e hiqe përgjegjësinë nga vetja.

Përballë një krizeje globale të energjisë elektrike, sidomos gjatë periudhës kur konsumi rritet detyrimisht, nuk mund të jetë zgjidhja qëndrimi në të ftohtë për hir të zbutjes së krizës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka arritur që të marrë më në fund fitoren…