Kuçi: LV-ja po i shkel parimet për pushtet

28 janar 2020 | 17:46

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka ftuar ambasadorët e vendeve të Quintit dhe shefen e BE-së në Kosovë për takimin e sotëm me LDK-në.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se LV-ja ka shkelur parimet e saj kur ka thirrur e ambasadorëve i Qunitit.

Sipas saj, LV-ja parimet po i shkel për të ardhur në pushtet.

Postimi i plotë i Kuçit:

Sikletin nga situata e krijuar nga VV, dhe etjen e madhe për pushtet, VV nuk po e fsheh dot. Mjafton ta lexojmë shpjegimin e shefit për media të VV për ta parë sesi këta i tradhton gjuha.

Vraniqi nuk është duke thënë asgjë kundër kritikës që po i bëhet partisë së tij, kur distancohet nga termi “ndërmjetësim” dhe korrigjon opinionin me termin “ndihmues”. Ai nuk po adreson kritikën, por po bënë atë që e bënë secila parti populiste. Ai po tenton të manipulojë opinionin.

Nga transparenca e zëshme, partia VV për një periudhë 3 mujore shkeli çdo standard të cilin e kishte vendosur vetë. I fundit, mbrëmë, e vulosi hipokrizinë e saj. Ajo i thirri ambasadorët e Quint-it në takim me partnerin në koalicion, ani pse ishte kjo Parti e cila kritikonte çdo ndërhyrje të ndërkombëtarëve si anti-demokratike.

Lojë fjalësh: ndërmjetësues ose ndihmues, por rezultati është i njëjtë; ata u dëshmuan të gatshëm të shkelin secilin parim, pa e pranuar e shpjeguar, vetëm e vetëm që të marrin një copë pushteti.

E kuptojmë sikletin e refuzimit. Tash diskutimi zhvendoset tek ajo se pse i ftuam, pasi nuk na erdhën. Nuk e kanë lehtë as këta

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përbërje të…