Kujdes çfarë bëni! Luftën dhe paqen e kemi fituar me Amerikën
Shkruan: Hisen Berisha
(Nuk mund të negociohet për sundimin e ligjit, zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në tërë vendin)
Paralajmërimi i sllovakut Lajçak po rezulton të jetë skenar i parapërgatitur e të cilin e paralajmërojë vet ai, se do të ketë konflikt të armatosur, në të kundërtën e implementimit të “Zajednicës” si republikë autonome në veri një model i republikave autonome ruse.
Mbështetja diplomatike ndaj Vuçiqit është hap i gabuar ngase do të nxis trazira në rajon, si dhe mund të pritet që gjatë javës në vazhdim serbet do ngritën në revolta për ta hendikepuar procesin e përmbylljes së Pavarësisë përmes konfliktit.
Vërejtjet ndëshkuese ndaj Kosovës përkatësisht kryeministrit Kurti për mos harmonizim sinkronizues të veprimeve me PUN, është një karton shumë me rrezik për Kosovën.
Ajo çka përbën shqetësim real është droja se kryeministri ashtu si shumë herë tjera për këto tre vite qeverisje, edhe kësaj radhe mund të teriqet nga vendimmarrja dhe me ketë do ta vë shtetin në rrezik. Nuk mund të negociohet për sundimin e ligjit, zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në tërë vendin.
Një tërheqje e kryeministrit përball presionit të bandave kriminale serbe në veri dhe Vuçiqit në Beograd, do të imponojë rrezikun e tërheqjes së Policisë së Kosovës nga komunat veriore, si “Zubin Potok”, Albanik, etj.
Me tërheqjen e tij personale, kryeministri nuk do duhej t’iu bëj presion kryetarëve të sapo zgjedhur që të tërhiqen nga postet drejtuese të fituara me votën e qytetarëve që votuan në zgjedhjet e dekretuara me shumë patriotizëm patetik nga vet presidentja e vendit.
Por, takimi me znj. Cramon (e cila dukej e frikësuar deri në urrejtje ndaj dhe nga gogoli Policia e Kosovës, të cilës përmes notës diplomatike duhet ti imponohet kërkim falja ndaj institucionit të Policisë) dhe deklarimet e Kryeministrit se është i gatshëm ti zbatoj detyrimet nga marrëveshja e zotimeve të Ohrit, qartë lënë të kuptohet se arsyeja e dërgimit të policisë në veri, nuk mbetet zbatimi i ligjshmërisë siç kisha gjykuar me të drejtë se është nevojë imediate për veriu e Kosovës por, qëllimi i vërtetë nga deklarimet e tij është: implementimi i “Zajednicës” muajt në vijim, më së largu deri në fund të vitit, si dhe paraqitja e saj, si një akt patriotik i shpëtimit të Kosovës, në stilin “u arrit më e mira e mundshme; u sanuan pasojat e qeverive të kaluara”.
Përkundër faktit se pikërisht tendenca për devijim përmes reformatimit, nga marrëveshjet e arritura ndërkombëtare me garancinë e ShBA-së është rrënimi juridik e kushtetues i Kosovës.
Prandaj ne e mbështesim qeverinë që t’i marrë masat e plota për ta zbatua ligjin. Pra, pa asnjë ekuivokë e mbështesim zbatimin e ligjshmërisë edhe funksionalizimin e mandatit të kryetarëve por, nuk do të tolerojmë të bëhet cirk me tensionimin e situatës e të bëni marrëveshje politike të dëmshme dhe kundër interesave shtetërore, siç kanë inskenua situata deri me tash, e më pastaj kanë arritur marrëveshje të dëmshme për Kosovën siç ka ndodhur nga Shtatori 2021, e deri me tani me marrëveshjet për lëvizje të lirë, targa, energji, plani Brukselit apo kumulativisht aneksi i Ohirit.
Për çdo operacion sigurie duhet me u marr masat e nevojshme dhe qeveria e ministria e linjës, duhet ti kenë planifikuar e ndarë resurset e nevojshme teknike e njerëzorë për ketë veprim.
Edhe një herë unë si deputet edhe si PDK ju mbështetim plotësisht në zbatim të ligjit dhe funksionalizimit të mandatit të kryetarëve të zgjedhur atje.
Nuk guxon të bëhen lëshime në zbatim të vendimeve ligjore e kushtetuese. Por, edhe një gjë duhet ditur se në luftën dhe paqen e kemi fituar me Amerikën! Kujdes, çka po bëni! Ne e mbështesim funksionalizimin e mandatit të kryetarëve. Për ketë mund të bëhet marrëveshje politike që e ruan ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë institucionale.