Kujdes! Mos gatuani më me letër alumini

09 maj 2022 | 01:45

Nëse ende vazhdoni të piqni në furrë me letër alumuni, duhet të ndaloni menjëherë ! Ndonëse një metodë gatimi shumë e pëlqyer nga amvisat dhe jo vetëm, eksperët paralajmërojnë se ky veprim është i dëmshëm për shëndetin tonë dhe shoqërohet me jo pak probleme.

Letra e aluminit është përdorur për herë të parë në vitin 1913 për të mbështjellë ëmbëlsira, por që prej asaj kohe njerëzit po përdorin tonelata të tëra alumini në kuzhinë.

Sipas World Health Organization është normale që organizmi i njeriut të marrë në një ditë 40 mg alumin për kilogramë, por disa njerëz marrin shumë më shumë nga norma e lejuar. Temperatura e lartë e pjekjes bën të mundur lirimin e këtij metali nga letra e gatimit dhe përthithjen nga ushqimi duke u absorbuar më pas nga organizmi.

Përqëndrimi i tepert i aluminit në tru lidhet ngushtësisht me sëmundjet neurotike si Alzhaimer dhe redukton krijimin e qelizave të reja, ndaj nëse nuk dëshironi të prekeni nga këto probleme mos gatuani më me letër alumini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këto kohë për shumicën e njerëzve të nxjerrësh muajin…