Kujdes, mos luani me këtë maçok! Është felini më vrastar në planet

11 nëntor 2019 | 13:08

Në disa foto mund të duket një maçok lozonjar, miku i përditshëm i fëmijëve tanë. Por në të vërtetë macja këmbëzezë (Felis nigripes) nuk luan lirisht në apartamentet tona, sepse është ndoshta felini më vdekjeprurës në planet.

Duket fillimisht një medalje e pamerituar kur mendon që kjo specie e rrallë që jeton në Afrikë, kryesisht në Botswana dhe Namibi, ka dimensione të vogla, jo më shumë se 52 centimetra, për një peshë që nuk tejkalon tre kilet.

Por për shkak të metabolizmit të tij të shpejt, macja këmbëzezë ka nevojë të ushqehet shpesh.

Ajo gjuan mesatarisht çdo orë, duke vrarë si një “killer” i vërtetë të paktën 12-14 zogj ose brejtës të vegjël, me një përqindje suksesi që tejkalon 60% të tentativave.

Për të bërë një paralel me “mbretin e xhunglës”, luanin, kjo është një statistikë tre herë më e mirë.

Nuk ka shumë pamje të felinit të vogël vrastar, sepse ai del për gjah vetëm gjatë natës. Ai nuk del gjatë ditës as për të pirë ujë. Në fakt, ai nuk pinë kurrë ujë, sepse atë e merr nga viktimat e tij të shumta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi veteran i Leicester Cityt, Jamie Vardy është golashënuesi më…