Kujta e Meri i bashkohen Vetëvendosjes

03 nëntor 2019 | 16:40

Lëvizjes Vetëvendosje i janë bashkuar stilistët e modës, Kujtim dhe Meri Berisha. Lajmin e ka bërë me dije, lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti.

Kurti në llogarinë e vet në “Facebook” , ka shkruar se Kujta dhe Meri dëshirojnë të kontribuojnë në shoqërinë tonë dhe komunitetin e disenjerëve në Kosovë.

“Shteti ynë duhet të ofrojë më shumë mundësi për talentet, krijuesit dhe firmat vendore, në industrinë e tekstilit dhe modës. Kujta dhe Meri dëshirojnë të kontribuojnë në shoqërinë tonë dhe komunitetin e disenjerëve në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit:

Kujtim dhe Meri Berisha, dy bashkëshortët, dhe stilistët me përvojë profesionale në botën e modës, iu bashkuan Lëvizjes tonë. Kujtimi, qysh në moshë të hershme e përpunoi talentin e tij drejt një firme prodhuese që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në industrinë e modës. Puna dhe kreativiteti i tij e takuan atë me Merin, po ashtu të talentuar në këtë lëmi, dhe prej atëherë ata i ndërthurën rrugët krijuese drejt sukseseve në fushën e stileve elegante të modës.

Kështu, fjala për markën Kujta & Meri filloi në Kosovë, për të hyrë më pas nëpër institucione të rëndësishme të modës edhe jashtë vendit. Në vitin 2009, ata morën pjesë në Javën e Modës në Milano, e cila u vlerësua shumë nga mediet italiane duke u siguruar atyre ftesë në prezantimin e koleksionit për gra në Javën e Modës që u mbajt nga Critical Fashion në po atë qytet. Si rezultat i vlerësimeve, sidomos prej kritikëve të disenjit në këtë industri, ata u ftuan të marrin pjesë po atë vit edhe në Eksposita Houte Couture Art & Galeria në Milano. Në vitin 2014, ata prezantuan fustane në Javën e Modës në Berlin.

Krijimi i Kujtës dhe Merit (K & M) shënon depërtimin e parë të krijuesve shqiptarë nga Kosova në tregun e qendrave botërore të modës si Milano, Romë, Palermo dhe Berlin. Gjersa Kujta dhe Meri tregojnë arritjet e talentit dhe kreativitetit, këto qendra botërore tregojnë për investimin e shteteve në këtë industri të rëndësishme, miliardëshe, për ekonominë sot. Shteti ynë duhet të ofrojë më shumë mundësi për talentet, krijuesit dhe firmat vendore, në industrinë e tekstilit dhe modës. Kujta dhe Meri dëshirojnë të kontribuojnë në shoqërinë tonë dhe komunitetin e disenjerëve në Kosovë.

/Epoka e re/

Kujtim dhe Meri Berisha, dy bashkëshortët, dhe stilistët me përvojë profesionale në botën e modës, iu bashkuan Lëvizjes…

Gepostet von Albin Kurti am Sonntag, 3. November 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po e përmbyll vitin…