KUJTIMET NUK I PËRKASIN ASKUJT

11 nëntor 2020 | 15:37

Një shok më kishte rrëfyer se

kur arkivoli i motrës së tij kishte hyrë në kishë

“saktësisht në atë moment”, një rreze dielli

nga qielli (ishte pranverë?), deri tani me re,

e kishte ndarë naosin në dy pjesë.

 

Dje (vite më vonë), në një vend tjetër, në një qytet tjetër,

ai imazh iu shfaq përsëri në mendje

kur kisha u ndriçua (qirinj e llambadarë si dielli i verës),

përkundrazi, papritmas u errësua në mesditë – një re që kalonte pranë –

“Pikërisht në momentin” kur harku i vogël i bardhë

ishte ngritur sipër kupës dhe drejt kupolës.

 

Dhe, pas pak, kur përfundon ky kujtim?

Në mes të qarkut të përbashkët, diku ne botë,

ku shpirtrat që i lan eshtrat e tyre;

të penduar, herë pas here, kthehen

për disa çaste.

Poezi nga: Paolo Valesio

Përktheu: Lulzim Tafa

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës i kryetarit të Shoqatës së Veteranëve të…