Kuka: Edhe në Paris pres medalje nga xhudo

04 prill 2024 | 16:25

Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se 100 ditë deri Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Paris, Federata Botërore e Xhudos ka rikujtuar suksesin historik të Distria Krasniqi e cila ishte shpallur kampione olimpike në Tokio 2020 në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Përmes fotove është shpërfaqur suksesi i xhudistes kosovare dhe për këtë postim ka reaguar edhe trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka i cili përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka thënë se për medalje do të luftohet edhe në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

“Për një ditë të mirë… Federata Botërore e xhudos përkujton triumfin me foto të bukura të Kampiones sonë Olimpike Disit! Tash diç më shumë se 100 ditë deri te Lojërat Olimpike në Paris!. Kosova tashmë i ka tri medalje olimpike me sportin e xhudos, shpresoj në medalje edhe në Paris. Ndryshe, Lojërat Olimpike do të zhvillohen nga 26 korrik deri më 11 gusht të këtij viti”, ka shkruar Kuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia bullgare ka gjetur armë që lidhura me katër persona…