Kuka: Jo vetëm çikat, edhe Akil Gjakova i artë

28 qershor 2018 | 19:26

Driton Kuka i është gëzuar medaljes së artë të Akil Gjakovës në Tarragona të Spanjës, duke thënë se jo vetëm çikat kanë marrë medalje të arta.

Akil Gjakova sot ka arritur të rrëmbejë medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare, e treta për Kosovën, pasi dje të arta kishin rrëmbyer edhe Distria Krasniqi e Nora Gjakova.

“Jo vetëm çikat, Akil Gjakova i artë në Lojërat Mesdhetare. Prezenca e Ministrit dhe kryetarit të KOK-ut ishte me fat. Tri të arta deri tash në Tarragona. Çfarë dite e madhe”, ka shkruar Kuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
​ Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini kanë rënë dakord për…