Kuka merr titullin ‘Doctor Honoris Causa’

19 nëntor 2021 | 13:26

Trajneri i xhudos së Kosovës, Driton Kuka, këtë të premte ka bërë të ditur se në universitetin “Luarasi” në Tiranë ka marrë titullin akademik “Doctor Honoris Causa”.

“Jigoro Kano xhudon e kishte bërë pjesë të Sistemit Edukativo Arsimor në Japoni”, ka shkruar Kuka në profilin e vet në “Facebook”.

Më tej, Kuka tha se shpreson që sporti i xhudos që sipas tij, e ka bërë krenar një komb dhe që promovon edukim në çdo aspekt, të bëhet pjesë e sistemit edukativ në Kosovë e Shqipëri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Holon të Izraelit është nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi mes…