Kuka: Një lagje e vogël e Kosovës i tregoi krejt botës së mund të garojnë ndaj të gjithëve

26 korrik 2021 | 13:27

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka thënë se medaljet e arta olimpike të fituara tregojnë se Kosova është në gjendje të garojnë ndaj gjithë botës me punë dhe përkushtim të madh.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova rrëmbyen medaljet e arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Ndërsa në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë.

“Fatkeqësisht, Majlinda e pati dje një ditë jo të mirë. Arsyeja pse kam dashtë që Majlinda me garuar në lojëra olimpike, është ekipore. S’kam dashtë me e prishë konceptin e ekipit. Medalja e sotme e artë është me të vërtetë e jashtëzakonshme, por Majlindën duhet ta falënderoj sepse ka meritë të jashtëzakonshme”, ka thënë Kuka

“Çdo garë, çdo medalje për Kosovën është rezultat i madh. Tash çka me menduar për dy medalje të arta olimpike edhe atë të Majlindës. Një lagje e vogël në Kosovë i ka tregu krejt botës që me punë e përkushtim mundemi me u shty me të gjithë. Kemi qenë shpirtërisht shumë të thyer dhe kjo pak ndoshta po e zbehë krejt festën e fitores së Norës sot dhe të gjithë të plagosurve u dëshiroj shërim të shpejtë. Kjo tregon se sa ne shqiptarët e duam vendin tonë dhe çfarë jemi në gjendje të bëjmë për atdheun tonë”, ka shtuar Kuka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa javësh, Ashley Graham, ka zbuluar se është në…