Kuka nominohet për titullin ‘Trajneri më i mirë evropian për femra’

20 mars 2022 | 22:00

Trajneri më i suksesshëm kosovar, Driton Kuka, është nominuar për titullin “Trajneri më i mirë evropian i femrave” për vitin 2021.

Kuka është nominuar nga Federata Evropiane e Xhudos. Trajneri i xhudos bëri të ditur se ceremonia e shpalljes së më të mirëve do të mbahet në fund të muajit prill.

“Federata Evropiane e Xhudos më ka nominuar për titullin: Best European Womens Coach 2021. Po ndaj me ju emailin e ardhur për pjesëmarrje në Ceremoninë e më të mirëve që do mbahet gjatë Evropianit në Bullgari në fund të muajit prill!”, ka shkruar Kukan në profilin e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona po tregohet skuadër e fortë në përballje me Real…