Kuka: Rrjetet sociale, shisha dhe alkooli po pengojnë zhvillimin e sportistëve të rinj  

07 korrik 2022 | 12:26

Trajneri Driton Kuka është më meritori për sukseset e panumërta të xhudos në arenën ndërkombëtare. Ai të enjten në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se sportistët e rinj po ngecin të zhvillohen përshkak të përdorimit të rrjeteve sociale, jeta e shfrenuar e natës dhe përdorimi i shishave dhe alkoolit.

“Xhudo po vazhdon me rritjen e rezultateve në fakt emra të rinj po dalin në skenë, rrjedhimisht sukseset po vazhdojnë me një kontinuitet! Si trajner kur kam në duart e mia një talent zakonisht e di rrugën me ngrit drejt majave evropiane, botërore e olimpike por… Lëndimet, rrjetet sociale, jeta josportive që përfshin qëndrimin deri vonë, besa edhe shisha e konsumimi i alkoolit tashmë janë bërë penguesit kryesor të rritjes në nivele kulminante. Një problem i ri që s’ka ekzistuar në të kaluarën është që gjeneratat e reja më pak po bëjnë sport për prezantim dinjitoz të vendit e popullit e më shumë për interesa personale e materiale.  Kjo po del tash problemi kryesor! Gjenerata tjera, mentalitet tjetër”, ka shkruar Kuka në profilin e vet në “Facebook”.

Xhudoja rrëmbejë pesë medalje në Lojërat Mesdhetare, tri të arta dhe dy të bronzta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të gjitha nënat lehona të cilat në vitin e…