Kukës, protestuesit bllokojnë për 10 minuta qarkullimin në Rrugën e Kombit

05 prill 20:48

Kuksianët vijuan edhe gjatë kësaj të enjteje protestën e tyre për lirimin e të arrestuarve për ngjarjet e pak ditëve më parë, kur u protestua në mënyrë të dhunshme ndaj ngritjes së sporteleve të mbledhjes së taksës në Rrugën e Kombit.

Pasditen e sotme, një pjesë e protestuesve dolën sërish në këtë aks rrugor, duke bllokuar për 10 minuta qarkullimin e automjeteve në të dyja drejtimet.

Më herët grupe të rinjsh protestuan përpara komisariatit të policisë, ku kërkuan sërish lirimin e 11 personave që vazhdojnë të mbeten në burg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë gjermane hodhi poshtë "rebelimin" si arsye për të…