Kukësi fiton derbi kundër Partizanit

26 janar 2020 | 22:42

Kukësi ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit në “Air Albania Stadium” me golin e Abazajt, që ka ngjallur shumë polemika për topin që kaloi ose jo vijën e portës. Ishte arbitri anësor ai që akordoi golin. Një ndeshje me emocione dhe shumë raste për të dy palët, edhe pse verilindorët ishin më kërkues dhe dominuan në lojë.

Sormani vazhdon të ndjekë fitoren e parë dhe bilanci është shumë i keq, me dy ndeshje dhe dy humbje me 4 gola të pësuar dhe 1 i shënuar. Në anën tjetër, Kukësi ringjitet në krye të renditjes, duke parakaluar Tiranën me 1 pikë. Partizani në vend të gjashtë dhe “Air Albania” që kthehet makth pas humbjes ndaj Tiranës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e Kobe Bryant, Gianna gjithashtu vdiq në rrëzimin e…