Në aksidentin e Kobe Bryant, vdes edhe e bija e tij 13-vjeçare

26 janar 2020 | 22:07

Vajza e Kobe Bryant, Gianna gjithashtu vdiq në rrëzimin e helikopterit në Calabasas ku mbeti i vdekur basketbollisti i njohur.

13-vjeçarja, me nofkën Gigi, ishte gjithashtu në helikopterin privat kur u rrëzua sot pas shpërthimit të zjarrit, konfirmoi zëdhënësi i ish-basketbollistit për TMZ Sports.

Personeli i urgjencës u përgjigj, por askush në bord nuk mbijetoi. Pesë persona janë konfirmuar të vdekur. Gruaja e Bryant, Vanessa nuk ishte në bord.

Bryant me Vanessa ka edhe tre fëmijë Natalia 17-vjeç, Bianka 3 dhe Capri 7-muaj.

Në fillim të këtij muaji, ish-ylli i NBA – i cili u tërhoq në vitin 2016 – zbuloi se kohët e fundit kishte filluar të shikonte basketboll gjatë gjithë kohës për shkak të vajzës së tij 13-vjeçare, transmeton “KP”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar lajmet për vdekjen e…