Kukësi në bisedime edhe me Lushtakun

28 dhjetor 2022 | 12:01

Skuadra shqiptare, Kukësi është në kërkim të një trajneri të ri dhe duket se vëmendja e drejtuesve të klubit për të gjetur njeriun e duhur është nga Kosova.

“Panorama” kishte raportuar dje se Bylbyl Sokoli mund të jetë njëri prej trajnerëve që mund të drejtoj Kukësin, por më afër se Sokoli del të jetë Tahir Lushtaku.

Ish-trajneri i Drenicës është në komunikim me presidentin e Kukësit dhe palët duket se janë akorduar për shumë pika. Ende nuk dihet nëse Lushtaku do të drejtojë Kukësin por sidoqoftë në rast se ai merr drejtimin e skuadrës shqiptare nuk do ta ketë shumë të lehtë punën. Kukësi ndodhet në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 15 pikë, 14 pikë më pak se Partizani në vendin e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florinda Loki është 19-vjeçarja shqiptare që i ka bërë të…